Ferizaj i drejtohet tifozëve dhe Bujar Shabanit 

Futboll

Ferizaj i drejtohet tifozëve dhe Bujar Shabanit 

Nga: K. G. Më: 9 prill 2023 Në ora: 20:15
Ferizaj

Ferizaj ka tjetër fytyrë të lojës dhe rezultateve për dallim nga vjeshta. 

Me lojëra dhe rezultate të mira ngritet në vend të shtatë me 31 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizaj sot ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 28-të.

“Një fitore e madhe e skuadrës tonë me rezultat 2:0, ku spikatën golat e Gentrit Halilit dhe Gentrit Ramusës.
Ishte kjo një ndeshje ku e gjithë ekipi ishte në nivel dhe u angazhuan shumë që pikët e plota të mos lëvizin nga Ferizaj.

Edhe një herë, faleminderit tifozë për prezencën e juaj sot, anipse në një mot me shi, ju nuk zhgënjyet dhe ishit në numër të madh.

Kjo fitore i dedikohet mesfushorit tonë, Bujar Shabanit, i cili ishte jashtë fushës, për shkak të një lëndimi të pësuar në stërvitje!”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat