Ky stadium kërkon të pres ndeshjet e Europianit, është në gjendje të mjerueshme

Futboll

Ky stadium kërkon të pres ndeshjet e Europianit, është në gjendje të mjerueshme

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:02
Stadiumi në Casemant Park

Ky stadium kërkon të pres ndeshjet e Europianit, është në gjendje të mjerueshme!

Pak ditë më parë, UEFA mori aplikimet për organizimin e Kampionatit Evropian të vitit 2028. 

Krahas Britanisë së Madhe dhe Irlandës, kandidate është edhe Turqia.

Në listën e 10 stadiumeve kandidate për ndeshje nga Irlanda e Veriut është përfshirë edhe stadiumi në Casement Park në Belfast, i cili do të ketë nevojë për rindërtim.

Casemant Park është braktisur që nga viti 2013, por pas rikonstruksionit do të jetë një bukuri e vërtetë, edhe pse do të jetë më i vogli për nga kapaciteti.

Pas rikonstruksionit, kapaciteti i stadiumit do të jetë 34500 vende, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat