Dukagjini dhe Drita përballen në Klinë, formacionet zyrtare

Futboll

Dukagjini dhe Drita përballen në Klinë, formacionet zyrtare

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:47
Pamje nga një ndeshje

Dukagjini dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Hithat” janë nikoqir të “Intelektualëve” në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Armend Dallkut vjen nga një seri pozitive prej katër fitoreve nga pesë ndeshjet e fundit dhe duan ta vazhdojnë serinë për të mbetur në hap për një vend që dërgon në Evropë.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Thaqit ka pasur rënie në ndeshjet e fundit me vetëm dy fitore nga pesë takimet e fundit, por duan pikët maksimale pasi tentojnë ta mbajnë vendin e parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Dukagjini: Haxhihamza; Kuçi, Basriu, Dallku, Shala; Hugo, Khomutov, Morina; Zulfiu, Santos, Merlaku; 

Drita: Smakiqi; Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori; Broja, Jashari; Selmani, Baftiu, Ajzeraj; Simonovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat