Trajneri: Lojtarët duhet të tregojnë se meritojnë fanellën

Futboll

Trajneri: Lojtarët duhet të tregojnë se meritojnë fanellën

Më: 16 prill 2023 Në ora: 15:06
Logo e Newcastles

Newcastle pësoi një humbje të thellë në ndeshjen e fundit të Premier League.

“Magpies” u mposhtën me shifrat 3-0 në transfertë ndaj Aston Villas duke vendosur sërish në diskutim pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Pas sfidës me Aston Villan, trajneri i Newcastle, Eddie Howe i kërkoi falje të tifozëve për paraqitjen e lojtarëve në fushë, ndërsa kërkoi nga këta të fundit të tregojnë se e meritojnë fanellën që përfaqësojnë.

“Më vjen shumë keq për njerëzit që e ndoqën ndeshjen kundër Aston Villas.

Lojtarët duhet që vazhdimisht të tregojnë se e meritojnë këtë fanellë dhe kemi shumë për të reflektuar pas kësaj ndeshje.

Nuk ishim të vendosur siç duhej në fushë dhe ishte shumë zhgënjyese kjo performancë, megjithatë duhet ta kalojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Të fokusohemi tek e ardhmja. Nuk jemi në atë fazë të sezonit ku mund të mendojmë më gjatë seç duhet, ka edhe pak ndeshje dhe ato vijnë shumë shpejt. Këtë paraqitje duhet ta marrim si mësim dhe të përmirësohemi”, u shpreh Howe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat