‘Djajtë e Kuq’ ofrojnë 90 milionë euro për Kanen

Futboll

‘Djajtë e Kuq’ ofrojnë 90 milionë euro për Kanen

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:28
Kane

Klubi anglez, Manchester United nuk e ka ndërmend të hed dorë nga ylli i Tottenhamit, Harry Kane.

Sulmuesi i ‘Tre Luanëve’ duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga ‘Spurs’.

Kane kërkohet nga Bayern Munich dhe Manchester United. Sipas medieve britanike, ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm t’ia ofrojnë Tottenhamit 90 milionë euro për anglezin.

Reprezentuesi anglez thuhet se do ta merrte një rrogë të majme në “Teatrin e Ëndrrave”.

Kane do të paguhej 300 mijë funte në javë, respektivisht afro 17,5 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat