Një javë zgjati aventura e Cucas në stolin e Corinthians, klub i cili me 35 milionë tifozë ndan rekordin kombëtar (dhe atë të Amerikës së Jugut) me Flamengon për nga numri i tifozëve.
Mbrëmjen e djeshme, në përfundim të ndeshjes për Kupën e Kombëtares të fituar me penallti ndaj Remos, trajneri dha dorëheqjen pasi foli i përlotur me lojtarët e tij.
E shtyu drejt këtij vendimi, vala e protestave që ndodhi në Brazil pas njoftimit për ardhjen e tij në stolin e ‘Timao’, tifozët e të cilit e cilësuan të papranueshëm marrjen e këtij trajneri për shkak të dënimit të tij në Zvicër në 1989, në mungesë, për përdhunim.
Asokohe Cuca, i cili gjithmonë e ka shpallur veten të pafajshëm, ka luajtur për Gremio dhe është përfshirë në këtë aferë, e më pas është dënuar nga drejtësia zvicerane së bashku me dy shoqërues.
Protestave të popullit, të kompletuara me pankarta, të shkruara në selinë e klubit dhe demonstrata në rrugë, iu bashkua edhe vetë ekipi i femrave i Corinthians, i cili kishte stigmatizuar vendimin e drejtuesve.
Kështu që tani Cuca ka vendosur të largohet: “Kam jetuar një makth dhe ditët e fundit jam masakruar fjalë për fjalë – fjalët e tij – është një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhë, rrjetet sociale të vajzave të mia janë pushtuar nga fyerjet ndaj mua dhe më kërkuan të kthehesha, pas një muaji do të bëhem 60 vjeç dhe në këtë moshë familja është gjithmonë e para, kështu që unë po largohem”.
Në vend të tij tani Corinthians do të dëshironte Tite, i cili dha dorëheqjen nga kryesimi i kombëtares pas Botërorit të Katarit dhe që fitoi Libertadores dhe Kupën e Botës për Klube me Corinthians në 2012.
Për ta bindur, atij iu ofrua një 4-vjeçar kontratës.