Klubi anglez nuk del dot nga kriza

Futboll

Klubi anglez nuk del dot nga kriza

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:51
Pamje nga një ndeshje

Klubi anglez nuk del dot nga kriza, shkarkon nga detyra trajnerin dhe e zëvendëson me “ekspertin” e mbijetesës!

Lidsi vazhdon të jetë në një gjendje tejet të keqe duke rrezikuar mbijetesën në Premier Ligë për këtë sezon.

Kjo gjë ka sjellë në vendimin për të shkarkuar trajnerin spanjoll, Havi Garsia, i cili ka fituar vetëm tre nga 11 ndeshjet që ka drejtuar.

Ai është zëvendësuar nga Sem Allërdajs, i cili njihet ndryshe në Angli si “eksperti” i mbijetesës në Premier Ligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat