Mourinho kishte mikrofon në trup ndaj Monzas, zbulon arsyen

Futboll

Mourinho kishte mikrofon në trup ndaj Monzas, zbulon arsyen

Më: 4 maj 2023 Në ora: 18:19
Trajneri i Romës, Jose Mourinho

Trajneri i Romës, Jose Mourinho kishte mikrofon në trupin e tij mbrëmë në ndeshjen kundër Monzas.

Mourinho tani e ka zbuluar arsyen pse kishte mikrofon në trup, ku tha se e kishte bërë për ta mbrojtur vetën nga gjyqtari më i keq që portugezi e ka njohur në jetën e tij, raporton KosovaPress.

“Unë shkova në ndeshje me një mikrofon. Kam regjistruar gjithçka. Ai (Chiffi) është më i keqi. Teknikisht ai është i tmerrshëm. Zero ndjeshmëri. Komunikimi zero. Zero ndërgjegjësim”, tha Mourinho.

Roma barazoi 1:1 me Monzan mbrëmë, ndërsa gjyqtari i ndeshjes ishte Daniele Chiffi, i cili edhe e ndëshkoi mbrëmë Jose Mourinhon me karton të verdhë në minutën e 35’ të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat