De Zerbi: E dominuam përsëri United

Futboll

De Zerbi: E dominuam përsëri United

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:23
De Zerbi

Brighton arriti të triumfonte përballë Manchester United në sfidën e prapambetur të javës  së 28-të në Premier League.

Skuadra e Roberto De Zerbit mori hak për eliminimin në gjysmëfinalet e FA Cup.

Trajneri italian, i cili po praktikon idetë e tij të një futbolli ofensiv dhe zbavitës, ishte i papërmbajtshëm pas triumfit ndaj “Djajve të Kuq”.

Vendasit siguruan tri pikët falë penalltisë së saktë të argjentinasit Mac Allister në minutën e 99-të.

“Ka një Zot edhe në futboll! Ne e merituam kualifikimin në finalen e FA Cup, por humbëm me penallti.

Ndërsa, tani triumfuam falë një penalltie. Në të dyja ndeshjet luajtëm më mirë se United”.

Numri një i pankinës së Brighton në fundin e ndeshjes u pyet se pse nuk e pa goditjen e penalltisë që solli fitoren.

“Ishte një moment shumë i vështirë dhe e përjetova në një tjetër mënyrë.

Ne e dominuam ndeshjen dhe shpërblimi erdhi vetëm në fund. Tani duhet të luajmë edhe gjashtë sfida të vështira.

Na duhet të fitojmë duke nisur nga e hëna përballë Everton”.

Aktualisht, Brighton renditet në vendin e gjashtë në Premier League me 55 pikë, një më shumë se Tottenham dhe Aston Villa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat