Cristiano Ronaldo shkon me urgjencë në spital - kjo është arsyeja

Futboll

Cristiano Ronaldo shkon me urgjencë në spital - kjo është arsyeja

Më: 6 maj 2023 Në ora: 07:52
Cristiano Ronaldo me vajzën e tij

Cristiano Ronaldo, përveçse një superyll futbolli, është edhe baba, familjar dhe ka një dobësi të madhe për fëmijët e tij. 5-vjeçarja Alana Martina, vajza e Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij, Heorhina, iu desh t'i nënshtrohej një operacioni në një spital në Arabinë Saudite.

Portugezit iu desh ta dërgonte me urgjencë vajzën e tij në spital, siç zbulohet nga një revistë portugeze. Bëhet fjalë për Alana Martina, 5-vjeçare. Së bashku me nënën e vogëlushes, Heorhina, ajo u dërgua në një klinikë në Arabinë Saudite, për t'iu nënshtruar një apendektomie.

CR7 kaloi orë të tëra agoni, pasi vajza e tij kishte shumë dhimbje. Ai nuk u largua nga ana e saj për asnjë minutë. Operacioni që iu nënshtrua vajza e tij pesëvjeçare shkoi mirë.

Ky operacion specifik mund të konsiderohet i thjeshtë në fushën mjekësore, por që fëmija juaj të vuajë gjënë më të vogël është makthi i çdo prindi.

Agonisë së pamasë të përjetuar nga prindërit e vogëlushes i ka ardhur fundi. Tani ata janë të lehtësuar që aventura shëndetësore e vajzës së tyre ka marrë fund dhe janë kthyer në shtëpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat