Jashari: Nesër ndeshje vendimtare, më të motivuar se kurrë

Futboll

Jashari: Nesër ndeshje vendimtare, më të motivuar se kurrë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 20:31
Jashari

Para ndeshjes  FC Drita - FC Ballkani klubi gjilanas mbajti konferencë për media për të diskutuar për derbi, përgatitjet dhe pritshmëritë.

Sfida luhet nesër në orën 15.00 në fushën ndihmëse në Gjilan.

Futbollisti Muharrem Jashari tha se ndonëse është ndeshje e vështirë janë shumë të motivuar për ta fituar atë.

“Kemi marr një fitore të rëndësishme kundër Llapit dhe jemi shumë të motivuar për ndeshjen që na pret.

Dihet rrugëtimi jonë çfarë qëllimi, pas fitores ndaj Llapit jemi shumë të motivuar.

Nesër mendoj se është një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni. Me organizimin që ka Drita, tifozët që kemi ne dhe formën e lojtarëve duhet ta fitojmë edhe këtë ndeshje”, theksoi Jashari.

Ndërkohë, trajneri njoftoi se nesër me shumë gjasë do të mungojë Almir Ajzeraj, ndërsa grupi tjetër është i gatshëm për lojë.

Ndërkaq, futbollisti Jashari tha se pavarësisht kushteve të stadiumit beson se tifozët “Inteteltualët” do të jenë në numër të madh për t’i përkrahur ata në një ndeshje kaq vendimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat