Bove: Përballë Leverkusen bëmë një lojë të shkëlqyer ekipore

Futboll

Bove: Përballë Leverkusen bëmë një lojë të shkëlqyer ekipore

Më: 12 maj 2023 Në ora: 12:50
Bove

Talenti 20-vjeçar i mesfushës italiane, Edoardo Bove ishte padyshim protagonisti kryesor i përballjes së mbrëmjes së djeshme mes “verdhekuqve” të Roma-s dhe “aspirinave” të Bayer Leverkusen, përballje e vlefshme për gjymsë-finalet e UEFA Europa League.

Bove ishte autori i golit që i solli fitoren vendasve romakë, mirëpo në fjalën e tij për mediat, talenti i mesfushës së Roma-s u tregua shumë modest, teksa tha se mbrëmjen e djeshme, së bashku me shokët e tij zhvilluan një lojë të shkëlqyer ekipore.

“Ka një gëzim të madh, mbi të gjitha për paraqitjen që ishte. Ne nuk u dorëzuam kurrë, bëmë një lojë të shkëlqyer ekipore.

Nuk kemi arritur ende në finale, sepse ka një betejë tjetër të enjten dhe ne do të shkojmë atje për të fituar”,- u shpreh Bove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat