Lojtari i Interit flet pas fitores në Serie A: Dua Championsin

Futboll

Lojtari i Interit flet pas fitores në Serie A: Dua Championsin

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:41
Interi

Raul Belanova ka folur për mikrofonin e “DAZN“-it pas përfundimit të ndeshjes kundër Sasuolos.

Futbollisti zikaltër ndihet i kënaqur me fitoren, ndërsa shton se ekipi i tij nuk ka ndërmend të ndalet.

Belanova tregon edhe ëndrrën e tij të madhe, e cila është marrja e duar e trofeut të Champions-it.

“Për mua, unë kam qenë gjithmonë një tifoz, veshja e kësaj fanelle është një ëndërr.

Ne duam të fitojmë në këtë finale, që do të ishte vërtet historike.

Më e rëndësishmja është kualifikimi në Champions League, që vjen kryesisht nga kampionati.

Ne nuk duam të ndalemi, kemi dashur të fitojmë para tifozëve tanë për t’u përgatitur më mirë për ndeshjen kundër Milanit”, ka thënë Raul Belanova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat