Kështu dukej Kujtim Shala kur e la Partizanin e Beogradit për Prishtinën 

Futboll

Kështu dukej Kujtim Shala kur e la Partizanin e Beogradit për Prishtinën 

Nga: K. Goca Më: 17 maj 2023 Në ora: 15:53
Kujtim Shala në vitin 1984

Një fotografi interesante e vitit 1984, kur legjenda e futbollit Kujtim Shala e la Partizanin e Beogradit dhe firmosi me Prishtinën.

Kujtim Shala u kthye pas një viti në Kosovë, pasi që nga Liria e Prizrenit shkoi në Partizan dhe në vitin 1984 bëhet pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, në kohën kur shkëlqenin në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Në Prishtinë ka qëndruar për katër vite pastaj shtegtoi në Dinamo të Zagrebit, ku u bë idhull i tifozëve të Dinamos së Zagrebit “Bad Blue Boys - BBB”, për të shtegtuar në Francë në vitin 1991 e gjetiu.

Kohën kur u largua ai nga Partizani, ka pas kontratë 4-vjeçare por dashuria që kishte për Prishtinën e braktisi këtë ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat