Legjenda e futbollit turk në krye të stolit të skuadrës shqiptare?

Futboll

Legjenda e futbollit turk në krye të stolit të skuadrës shqiptare?

Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:13
Erzeni

Ditën e sotme, Erzeni ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Xhevahir Kapllani, ndërkohë që drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur një tjetër trajner që do të marrë drejtimin e skuadrës.

Me shumë gjasa, Volkan Demirel do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Ish-portieri i Fenerbahçes dhe kombëtares turke, ishte në “Niko Dovana” këtë javë në ndeshjen ndaj Bylisit dhe si duket, palët kanë nisur bisedimet për ta emëruar në krye të stolit.

Trajneri 41-vjeçar kishte nën drejtim skuadrën e Hatajaspor në Superligën turke, por tërmeti i pak muajve më parë shkatërroi qytetin duke lënë të vdekur edhe sulmuesin Kristian Atsu dhe drejtorin sportiv të klubit të tij, Taner Savut.

Që atë kohë, Hatajaspor ndali pjesëmarrjen në kampionat dhe trajneri mbeti i lirë.

Ditët në vijim, pritet të ketë zhvillime në kampin e Erzenit, teksa koha nuk premton duke qenë se skuadra po lufton për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat