Futbollisti i Juventusit mund të ketë mbyllur sezonin

Futboll

Futbollisti i Juventusit mund të ketë mbyllur sezonin

Më: 19 maj 2023 Në ora: 23:27
Pamje nga ndeshja

Për Juventusin nuk ka ndeshje që të mos vijë ndonjë lajm i keq lidhur me dëmtimet dhe mbrëmjen e djeshme ishte radha e Nikolo Faxholit që t’u rrëzonte në tokë, në lot.

Në minutën e 39-të, pas një përplasje shumë të ashpër me Gudelj, fantazisti i ri i bardhezinjve bie keq me krahë dhe menjëherë stafi mjekësor kërkon zëvendësimin e tij.

Për Faxholin bëhet fjalë për një frakturë të klavikulës, e cila mund të bëjë që sezoni i tij të mbyllet përpara kohe.

Gjithsesi, një përgjigje më e qartë do të vijë orët në vazhdim, pasi stafi mjekësor të vendosë lëvizjen e radhës.

Dëmtimi i Faxholit është një goditje shumë e ashpër për Juven, pasi tashmë trajneri Masimiliano Alegri ka mbetur me lojtarët e numëruar, pë tri javët e fundit të Serisë A, duke mos harruar edhe problemin e radhës që riktheu në infermieri Pol Pogbanë.

Shkurt, Juvja do e mbyllë këtë sezon me vështirësi që e nisi atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat