Panadiç: E kemi edhe një duel ku jemi të gatshëm ta japim edhe jetën për ta fituar

Futboll

Panadiç: E kemi edhe një duel ku jemi të gatshëm ta japim edhe jetën për ta fituar

Më: 20 maj 2023 Në ora: 19:03
Panadiç

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiç, ka thënë pas disfatës nga Ballkani se Ferizaj në ndeshjen e fundit, do ta jap jetën për të fituar, e për t’i shpëtuar rënies nga elita.

Ai po ashtu e uroi Ballkanin për titullin kampion.

“E uroj Ballkanin për titullin e kampionit, shikuesve, gjithë punëtorët e klubit. Janë shpallur kampion sepse janë më të mirët. Pjesën më të madhe të punës ne e kemi kryer mirë. E vetmja gjë është që ne nuk marrim gol nga gabimet tona”.

“Pjesa e parë ishte fantastike, kishim kontrollën e lojës. Nuk jemi mbrojtur vazhdimisht por edhe kemi sulmuar.

Ballkani është një ekip me shpejtësi, forcë, taktikë, shpejtësi teknike. Një gabim më i vogël dhe të ndëshkon”.

“Në fund kisha një ide që lojtarët nuk arritën ta aplikojnë, të luajnë me topa të gjatë kur i ke dy sulmues të gjatë në sulm. Kjo do të thotë disiplinë. Lojtarët kanë bërë çudi në këtë pjesë të sezonit.

Kemi qenë shumë larg fundit dhe shumica nuk na ka llogaritur. FC Ferizaj e ka bërë ligën interesante sepse kemi bërë gjëra të përkryera dhe kemi fituar ndeshje. E kemi edhe një duel në të cilën do të japim edhe jetën për ta fituar”, ka thënë Panadiç.

Ferizaj ndeshjen e fundit e luan në shtëpi ndaj Dukagjinit. Me një fitore, siguron barazhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat