Dy shqiptarë në fushë në derbin e madh të Serie A, reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani (Napoli) dhe ai i Shqipërisë, Kristjan Asllani (Interi).
Ndeshje e luftuar mes Napolit dhe Interit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në ndeshjen e javës së 36-të.
Napoli ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Interit.
Futbollisti Andre Anguissa shënoi në minutën e 67-të për epërsinë e kampionit të ri.
Në minutën e 82-të, Domarco harkoi për bukuri pothuajse përtokë dhe Romelu Lukaku nuk ishte i mbuluar si duhet nga mbrojtja, i cili me një prekje ka shënuar në këndin e majtë të Napolit, 1:1.
Gëzimi i Interit qe jetëshkurtër, Giovanni Di Lorenzo nga rreth 18 metra ka shënuar eurogol në këndin e epërm të djathtë, 2.1 për Napolin pikërisht në minutën e 85-të..
Në minutën e 90+5, Gianluca Gaetano thellon fitoren në 3:1.
Zikaltrit mbeten pa një lojtar nga minuta e 41-të, kur Roberto Gagliardini u përjashtua pas kartonëve të verdhë dhe ky ishte një kapital i madh për Napolin.
Rrahmani dhe Asllani u paraqitën titullarë në derbin e madh.
Napoli kryeson me 86 e Interi është në vend të tretë me 66 sosh.