Skandal pas Tirana - Bylis, tifozët pushtojnë fushën

Futboll

Skandal pas Tirana - Bylis, tifozët pushtojnë fushën

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:23
Pamjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis.

Pas përfundimit të sfidës me shifrat 2:2 ku bardheblutë lanë kreun e renditjes, tifozët kanë hyrë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.

Të parët ishin lojtarët dhe stafi i bardhebluve që rrethuan gjyqtarin Meta, i cili akuzohej nga ata për një penallti që akordoi në favor të Bylisit, nga e cila erdhi barazimi i shifrave.

Më pas, ishin tifozët e tensionuar të cilët hynë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe duke tentuar të godasin atë dhe vijërojtësit.

Policia dhe forcat e sigurisë, ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat