Dortmundit shokohet, Bayerni kampion i ri në frymën e fundit 

Futboll

Dortmundit shokohet, Bayerni kampion i ri në frymën e fundit 

Nga: K. Goca Më: 27 maj 2023 Në ora: 17:28
Bayerni kampion i ri

Bayerni është kampion i ri i Gjermanisë.

Nuk mbahet mend se kur ka qenë më dramë çështja e titullit të kampionit në Gjermani.

Titulli i kampionit vendoset në minutat e fundit të javës së fundit përkatësisht të javës së 34-të në Bundesliga I.

E gjithë vëmendja ishte në Koln dhe në Dortmund në përballjet Koln - Bayern e Dortmundi – Mainz.

Gjithçka vuloset në frymën e fundit.

Bayerni ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Koln-it.

Për Bayernin shënuan Coman (8') e  Musiala (89') dhe për Koln-in realizoi Ljubiçiq (81').

Dortmundi si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Mainz-in.

Një penalltia e humbur nga Haller i Dortmundit në minutën e 19-të, që nuk arriti të barazoi rezultatin.

Për Mainz shënuan Hanche-Olsen (15') e Onisiwo (24') dhe për Dortmundin realizuan Guerreiro (69') e Sule (89+5’).

Dortmund vetëm fitorja do të bënte kampion por çuditërisht ka dështuar si vendas, duke zhgënjyer tifozët e vetë.  

Bayerni përfundon në vend të parë me 71 pikë, sa ka edhe Dortmundi në pozitën e dytë, ndërsa Mainz është i nënti me 46 e Koln i 11-ti me 42 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat