Muller: Nuk mund ta besoj: Ndodhi tani?

Futboll

Muller: Nuk mund ta besoj: Ndodhi tani?

Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:40
Muller

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiq ishte thjesht i pabesueshëm.

Në euforinë e festës së titullit, që erdhi si dhuratë nga Dortmundi në ndeshjen e fundit të Bundesligës.

“Ndodhi tani? Një minutë pas fishkëllimës së fundit?

Nuk dija asgjë nga këto…”,  u shpreh u habitur sulmuesi teksa fliste për “Sky”.

Më pas Muller iu referua fitimit të papritur të kampionatit:

“Është historik. Ky kampionat dhe ai i vitit 2001 do të mbahen mend përgjithmonë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat