Barcelona synon të thyejë një rekord të madh

Futboll

Barcelona synon të thyejë një rekord të madh

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:17
“Camp Nou”

Barcelona sonte do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi për sezonin 2022/23, teksa do të përballet me Mallorcan në “Spotify Camp Nou”.

Do të jetë një rast emocional, pasi Barcelona u thotë lamtumirë dy prej lojtarëve të saj më me ndikim të dekadës së fundit, me Sergio Busquets dhe Jordi Alba që do të luajnë ndeshjet e tyre të fundit para tifozëve të klubit, para se të largohen në verë.

Ndërsa Barcelona nuk ka asgjë për të luajtur në teori pasi kanë fituar titullin e kampionit, katalonasit do të kenë mundësinë të thyejnë një rekord të klubit.

Që nga inaugurimi i “Camp Nou” në vitin 1957, numri më i ulët i golave ​​që “Blaugranët” kanë pësuar si vendas në një sezon të ligës është pesë – që ndodhi në sezoni 1979/80, sipas “Sport”.

Deri më tani këtë sezon, Barcelona ka pranuar vetëm katër gola në 18 ndeshjet e saj në shtëpi (dy kundër Real Sociedad, nga një kundër Espanyol dhe Real Madrid) dhe nëse skuadra e Xavi Hernandez mund të mbajë portën e paprekur kundër Mallorcas, ata do ta thyejnë atë rekord 43-vjeçar.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Mallorcas do të zhvillohet nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat