Reagon babai i Zaniolos: Ka shumë zëra për kuqezinjtë

Futboll

Reagon babai i Zaniolos: Ka shumë zëra për kuqezinjtë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 15:35
Zaniolo

Gjatë një interviste të gjatë dhënë për një radio lokale në qytetin e La Specias, Igor Zaniolo foli edhe për djalin e tij Nikolo, i cili u largua nga Roma në fund të janarit, për shkak të një krisje me të gjithë ambientin, për t’u bashkuar me Gallatasarajin.

Emri i fantazistit ka qenë i lidhur edhe me Milanin së fundi, në merkaton e dimrit dhe po përflitet për një rikthim të mundshëm në Itali gjatë verës me destinacion pikërisht kuqezinjtë.

“Im bir po bën shkëlqyeshëm në Turqi dhe klubi ka nënshkruar me të posaçërisht për Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm. Sigurisht që ata do të fitojnë kampionatin këtë vit.

Ka shumë thashetheme, por Nikolo ka një çmim të caktuar dhe po bën shumë mirë në Stamboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat