Skuadrat që shkojnë në Europë dhe ato që rrëzohen

Futboll

Skuadrat që shkojnë në Europë dhe ato që rrëzohen

Më: 28 maj 2023 Në ora: 17:03
Feyenoord

Këtë të dielë u mbyll sezoni 2022-2023 i elitës së futbollit në Holandë, Eredivisie, ndërsa u përcaktuan fatet e skuadrave.

Feyenoord siguroi para pak javësh titullin kampion të Eredivisie dhe si rezultat edhe vendin në fazën e grupeve të Champions League, ndërsa këtë javë, ku përballë kishte Vitesse, e mbylli me disfatën 0-1.

PSV Eindhoven e mbylli sezonin në vend të dytë, duke shkuar në kualifikueset e Champions League, teksa këtë të dielë u përball në transfertë me AZ Alkmaar, takim i cili u mbyll me fitoren 1-2.

Ndërsa Ajax i vendit të tretë, e mbylli sfidën me Twente me humbjen 3-1, ndërsa do të konkurrojë në kualifikueset e Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat