Goleador dhe idhulli i ri i tifozëve të Granadës

Futboll

Goleador dhe idhulli i ri i tifozëve të Granadës

Më: 28 maj 2023 Në ora: 22:10
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni e bëri ëndrrën e tij realitet.

Sulmuesi shqiptar, falë 23 golave të shënuar në La Liga 2, u shpall golashënuesi më i mirë i këtij edicioni në kampionat, por edhe ia doli që të kthente skuadrën e Granadës në La Liga.

Një kthim nga dera kryesore për të pas një edicion të kaluar ku nuk kishte rolin e protagonistit si dëshironte.

Dhe kjo e bën atë tanimë një prej emrave më interesantë të këtij kampionati, teksa e blindon në radhët e klubit të Granadës ku është kthyer në një idhull të mirëfilltë për tifozerinë.

Ngjitja e Granadës ndërkohë, ka bërë të qartë se lojtari nuk do të ndryshojë ambient dhe se edhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në këtë klub. Gjithmonë nëse nuk vjen një ofertë e çmendur për kartonin e tij.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes futbollistit dhe Granadës, në rast ngjitje në elitë, klauzola e largimit të tij do të bëhej 25 milionë euro.

Ajo ka hyrë në fuqi menjëherë dhe kështu, kush dëshiron të blejë lojtarin pa hyrë në negociata me klubin, duhet të bëjë gati një çek me këtë shifër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat