Espanyoli i Bares bie zyrtarisht nga kategoria

Futboll

Espanyoli i Bares bie zyrtarisht nga kategoria

Më: 28 maj 2023 Në ora: 23:58
Pammje nga ndeshja

 U luajtën mbrëmjen e sotme 9 duelet e vlefshëm për javën e parafundit të La Ligës ku nuk munguan befasitë dhe verdiktet. Kampionët e Barcelonës, nuk falën në shtëpi duke mposhtur me rezultatin 3-0, falë dopietës së Ansu Fati dhe golit të Gavit.  

Ndërkohë një mbrëmje pa fat rezultoi për Espanyolin e Keidi Bares, që me golin e pësuar në minutën 90+3 ndaj Valencias preu zyrtarisht biletën për në La Liga 2.

Skuadra e mesfushorit shqiptar ishte duke fituar me rezultatin 1-2, ndërkohë që Lino shënoi për Valencian në frymën e fundit, duke dërguar Espanyolin një kategori më poshtë.  

Për sa i përket zonës Champions, nuk ka më dilema, teksa të katërta biletat u plotësuan nga Barcelona, Real Madrid, Atletiko Madrid dhe Real Sosiedad.  

Ndërkohë dilema e vetme dhe më enigmatike pritet të jetë për sa i përket skuadrës që do të shoqërojë Elçen dhe Espanjolin në kategorinë e dytë. Kjo do të zbulohet në javën e fundit të La Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat