Pas Realit, Juve një tjetër klub i madh evropian që e do Firminon

Futboll

Pas Realit, Juve një tjetër klub i madh evropian që e do Firminon

Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:42
Firmino

Pas Real Madridit, Juventusi është një tjetër klub i madh evropiane që ka hyrë në garë për sulmuesin brazilian Roberto Firminon.

Asi brazilian tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Anfield’ gjatë kësaj verë.

Braziliani është i lidhur me transferimin në Real Madrid, skuadër kjo që po kërkon pasuesin e Karim Benzemas, por tashmë sipas medieve italiane, edhe Juve synon të transferojë Firminon gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

‘Zonja e Vjetër’ thuhet se tashmë është hedhur në sulm për sulmuesin brazilian, por që 31 vjeçari preferon Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat