PSG anulon darkën gala të fundsezonit, shkak gjendja shëndetësore e Sergio Rico

Futboll

PSG anulon darkën gala të fundsezonit, shkak gjendja shëndetësore e Sergio Rico

Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:15
Logo e PSG

Paris Sain-Germain ka njoftuar partnerët e të gjithë të ftuarit për anulimin e darkës gala të planifikuar për sonte.

Ky vendim u mor nga Nasser Al-Khelaifi për shkak të gjendjes shqetësuese shëndetësore të portierit Sergio Rico.

“Situata aktuale kërkon vëmendjen tonë të plotë dhe na detyron të heqim dorë nga darka jonë tradicionale.

Familja e madhe e PSG-së është thellësisht e prekur nga tragjedia që i ndodhi Sergio Ricos.

Në emër të të gjithëve, dua t’i siguroj atij për mbështetjen tonë të plotë në këtë sprovë”, u shpreh presidenti i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat