Skuadra e sulmuesit shqiptar siguron mbijetesën në javën e fundit të kampionatit

Futboll

Skuadra e sulmuesit shqiptar siguron mbijetesën në javën e fundit të kampionatit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:56
Cikalleshi me shokë

Frymëmarrje e thellë për Sokol Cikalleshin! Al Khalej, skuadra e sulmuesit kavajas triumfoi me rezultatin, 3-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Abha dhe falë disfatës së Al Adalh në shtëpi ndaj Al-Etifaq, arriti të mbijetonte.  

Cikalleshi ishte titullar në duelin e sotëm, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Golat për Al Khalej u shënuan nga Lukas dhe Morato që realizoi dopietë. Një sezon pozitiv mund të cilësohet ky i kavajasit, i cili arriti të realizonte 10 gola në 28 ndeshje.

Gjithashtu bomberi shqiptar regjistroi edhe 3 asist. Vlen të theksohet fakti se Cikalleshi luajti si i huazuar këtë sezon te Al Khalej, teksa me shumë gjasa do të rikthehet te klubi i Koniasporit, që ka në pronësi kartonin e 32-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat