Media boshnjake: Menduan se kishin ardhur për ekskursion, ata fituan Kupën e Shqipërisë

Futboll

Media boshnjake: Menduan se kishin ardhur për ekskursion, ata fituan Kupën e Shqipërisë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 14:44
Egnatia

Egnatia ishte përralla e këtij sezoni në Superiore.

Kjo skuadër arriti të merrte vendin e tretë në kampionat dhe njëkohësisht fitoi Kupën e Shqipërisë në finalen me Tiranën.

Për këtë sukses të ekipit të Tetovës kanë shkruar edhe në Bosnje.

Një prej mediave të njohura në këtë vend, ka bërë një artikull për Egnatian.

“Përralla e Ballkanit, u ngjitën para dy sezonesh në elitë dhe dje në mbrëmje kanë festuar Kupën”, shkruhej në të.

Gjithashtu në artikull theksohej se kjo skuadër nuk u mor seriozisht dhe shumë e menduan se kishte mbërritur për ekskursion në Superiore, por tani do të luajë në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat