Osimhen sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A

Futboll

Osimhen sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:13
Osimhen

Osimhen është shpallur sulmuesi më i mirë i sezonit në Serie A.

Bomberi nigerian ka qenë i mahnitshëm këtë sezon me fanellën e napolitanëve. Në 38 ndeshje të luajtura në total, Victor Osimhen ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Ai gjithashtu u shpall kampion i Serie A me Napolin dhe shkoi deri në çerekfinale të Champions League.

Performanca e tij fantastike ka bërë që shumë klube të kërkojnë shërbimet e tij, por presidenti i klubit italian, De Laurentiis nuk e lëshon kollaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat