Millaku edhe zyrtarisht konfirmon ndarjen me Dukagjinin

Futboll

Millaku edhe zyrtarisht konfirmon ndarjen me Dukagjinin

Nga: K.G.. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 17:57
Met Millaku

Futbollisti Met Millaku edhe zyrtarisht ka konfirmuar ndarjen me klubin e  Dukagjinit të Klinës.

Skuadra nga Klina ka përfunduar në vend të katërt me 50 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

“Nga ky sezon nuk do të jem më pjesë e KF Dukagjinit, klub me të cilin u rrita e isha tash e 3 vite. 

Me marrëveshje të dyanshme kemi arritur ta ndërpremë kontratën dhe t’i ndajmë rrugët.

Një falënderim për këto 3 vite, fillimisht ndaj kryesisë së klubit, trajnerëve me të cilët kam punuar, veçanërisht bashkëlojtarëve me të cilët kaluam kohë fantastike së bashku, dhe po ashtu të gjithë përkrahësve të Klubit Futbollistik Dukagjini”, shkruan mes tjera MIlaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat