Xavi: Manchester City nuk e lejoi transferimin e Joao Cancelo te Barcelona

Futboll

Xavi: Manchester City nuk e lejoi transferimin e Joao Cancelo te Barcelona

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 22:42
Xavi

Në merkaton e janarit vazhdimisht spekulohej se Barcelona dëshironte transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Joao Cancelo.

Këtë gjë tani e ka konfirmuar edhe trajneri i Barçës, Xavi, i cili tha se City nuk lejoi që Cancelo të kalojë në “Camp Nou”.
“Joao Cancelo nuk erdhi te Barça në janar sepse City nuk dëshiroi që ai të shkon te Barça.

Ata nuk më dhanë ndonjë arsye, thjesht nuk mund të bëhej sepse City i tha jo opsionit te Barça.

Pyesni ata, Pep, bordin e tyre”, tha Xavi.

Cancelo kaloi te Bayern Munichu në merkaton e janarit në formë huazimi, ku më pas fitoi titullin e kampionit në Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat