Ministri i Sportit vendos për klubin e francezit

Futboll

Ministri i Sportit vendos për klubin e francezit

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 18:07
Karim Benzema

Pas 14-vitesh me fanellën e Real Madrid, aty ku u shndërrua në një prej lojtarëve më të vlerësuar në historinë e kryeqytetasve, Karim Benzema ndau rrugët me klubin spanjoll.

Francezi nga sezoni i ardhshëm pritet të aktivizohet në Arabinë Saudite, aty ku luan edhe Cristiano Ronaldo.

Pas zyrtarizimit të lamtumirës nga Real Madrid, mediat spanjolle kanë nisur të zbulojnë edhe më shumë informacione rreth së ardhmes së francezit. Sipas asaj që raporton AS, për transferimin e Benzema në Arabi ka ndikuar edhe ndërhyrja e Ministrit të Sportit.

Madje, Topi i Artë ka gjetur akordin me Ministrin i cili e ka siguruar se nga eksperienca në Lindjen e Mesme do të përfitojë 200 milionë euro në sezon dhe si do të bëhet ambasador i Arabisë me këta të fundit që kërkojnë të organizojnë Botërorin e vitit 2030.

Nga ana tjetër, është pikërisht Ministri ai që do të përcaktojë klubin që do të marrë shërbimet e Benzema, teksa të favorizuar janë kampionët në fuqi të Al-Ittihad. Transferimi i Benzema te Al-Ittihad duket një strategji e mirëfilltë pasi aktualisht te Al-Nassr luan Ronaldo ndërsa klubi i Al-Hilal është në kontak me Lionel Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat