​Ballkani me mesazh të veçantë për Lirinë pas inkuadrimit në Superligë

Futboll

​Ballkani me mesazh të veçantë për Lirinë pas inkuadrimit në Superligë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Inkuadrimit të Lirisë në Supelrigën e Kosovës i është gëzuar edhe Ballkani.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” duke e uruar skuadrën prizrenase për inkuadrimin në elitën e futbollit vendor, raporton KosovaPress.

Në urimin e Ballkanit, ndër të tjera, thuhet se një derbi të tillë, si ai mes Ballkanit dhe Lirisë mezi e presin dashamirët e futbollit.

Ja urimi i Ballkanit për Lirinë:

Urime inkuadrimin në Superligë 𝗙𝗖𝗟𝗶𝗿𝗶𝗮!! @fcliriaofficial

Urime kryesisë së klubit, shtabit teknik, futbollistëve dhe tifozëve 'Arpagjikëve' për inkuadrimin në Superligë për edicionin 2023/24.

Dashamirët e futbollit tani mezi e presin derbin 04.

Liria hyri në Superligë pasi e mposhti Ferizajn në barazh pas ekzekutimit të penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat