Ftesa e Ronaldos duket se kthehet realitet!

Futboll

Ftesa e Ronaldos duket se kthehet realitet!

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 18:50
Karim Benzema

Është lajmi i ditës: Karim Benzema largohet nga Real Madridi, siç u komunikua nga klubi spanjoll, dhe tashmë ai do të ishte gati për t’iu bashkuar Arabisë Saudite.

Al-Ittihad, kampioni aktual në fuqi, do t’i kishte ofruar 400 milionë euro gjatë dy viteve përmes Ministrisë së Sportit.

Sipas Foot Mercato, operacioni është duke u zhvilluar dhe do të përshpejtohet në orët e ardhshme, kur presidenti i klubit saudit do të fluturojë drejt Madridit për të përcaktuar marrëveshjen në detaje.

E ardhmja ende nuk është shkruar, por Sergio Ramos mund të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite pasi i ka thënë lamtumirë Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, ish-lojtari i Real Madridit po mendon t’i bashkohet Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat