E ardhmja e Cancelo në “udhëkryq”, portugezi pret interesimin e “iberikëve”

Futboll

E ardhmja e Cancelo në “udhëkryq”, portugezi pret interesimin e “iberikëve”

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 17:33
Joao Cancelo

Mosmarrveshjet me tekniku Pep Guardiola i kushtuan shumë anësorit portugez të mbrojtjes, Joao Cancelo, i cili pasi përfundoi huazimin e tij të shkurtër te “bavarezët” e Bayern Munich.

Ai tashmë duhet të mendojë për “aventurën” e radhës, teksa e ardhmja e tij duket larg nga “Etihad”.

Ish-lojtari i Inter dhe Juventus po shpreson në interesimin e klubeve spanjolle, veçanërisht të “katalanasve” të Barcelona dhe “galaktikëve” të Real Madrid, me “katalanasit”, që ishin afër nënshkrimit të tij në merkaton e janarit dhe tani mund të provojnë sërish.

Te Real Madrid, nga ana tjetër, klubi aktualisht është i angazhuar me gjetjen e profilit të duhur të lojtarit për zëvendësuar “bomberin” francez, Karim Benzema, i cili u larguar drejt arabëve të Al-Ittihad. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat