Mac Allister kryen sot vizitat mjekësore me Liverpoolin

Futboll

Mac Allister kryen sot vizitat mjekësore me Liverpoolin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 10:12
Alexis Mac Allisteri

Liverpool është gati të bëjë Alexis Mac Allisterin nënshkrimin e tyre të parë të afatit kalimtar të verës. Reprezentuesi argjentinas ka të ngjarë të bëhet lojtar i Liverpoolit këtë javë përpara se merkato për klubet e Premier Ligës të hapet zyrtarisht të mërkurën më 14 qershor.

Muajin e kaluar ishte raportuar nga “Sky Sports” se Brightoni donte më shumë se 70 milionë funte për të shitur Mac Allisterin. Por që atëherë ka dalë që Liverpool në realitet do të paguajë më pak se kjo shifër.

Megjithatë, gazetari Fabrizio Romano raporton se Liverpooli do të paguaj rreth 45 milion funte dhe se lojtari pritet t’iu nënshtrohet sot vizitave mjekësore.

Alexis Mac Allister do të nëshkruajë kontratë deri në vitin 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat