Tifozët e Fiorentinës akuzojnë ata të West Ham

Futboll

Tifozët e Fiorentinës akuzojnë ata të West Ham

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:52
Tifozët

Tifozët e Fiorentinës akuzojnë ata të West Ham!

Pas një mëngjesi plot festë dhe “fair-play” total mes dy tifozëve, në sheshin Wenceslas në Pragë në orët e para të pasdites ka ndodhur një episod i pakëndshëm.

Sipas raportimeve të medieve italiane, policia ka ndërhyrë për të shuar një moment tensioni mes tifozëve të dy skuadrave, Fiorentinës dhe West Ham, që përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure duke nisur nga ora 21:00 për trofeun e Conference League, finale që luhet në Pragë.

Një grup i madh tifozësh të skuadrës italiane u përplasën me ultras anglezë, me “violët” që akuzuan mbështetësit e West Ham për sherrin e ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat