Sezon ëndrash, Haaland shënoi 52 gola në 53 paraqitje

Futboll

Sezon ëndrash, Haaland shënoi 52 gola në 53 paraqitje

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 23:56
Haaland

Erling Haaland shënoi 52 gola dhe fitoi 3 trofe në sezonin e tij debutues te Manchester City.

Norvegjezi 22-vjeçar u transferua nga Borussia Dortmund në klubin e Premier League verën e kaluar për 75 milionë euro.

Me Man City, Haaland fitoi Premier League, FA Cup, si dhe Ligën e Kampionëve.

Erling është golashënuesi më i mirë i Premier League dhe Champions League këtë sezon.

Në 53 paraqitje për Citizens, ai shënoi 52 gola: 36 gola në 35 ndeshje në Premier League, 12 gola në 11 ndeshje të Champions League, 3 gola në 4 ndeshje të FA Cup dhe 1 gol në 2 ndeshje të Kupës së Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat