Kualifikueset Euro 2024/ Ronaldo e Haaland gati, mësoni të gjitha përballjet e mbrëmjes së sotme

Futboll

Kualifikueset Euro 2024/ Ronaldo e Haaland gati, mësoni të gjitha përballjet e mbrëmjes së sotme

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Përveç “legjionarëve” të Kombëtares sonë, të cilët do të presin në “Air Albania” kundërshtarët e Moldavisë, ditën e sotme do të zhvillohen dhe plot 10 përballje të tjera, të fazës kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Kështu, në Grupin A, “vikingët” norvegjezë të Erling Haaland do të presin Oslo rivalët skocezë, në një përballje që pritet të dhurojë vetëm spektakël e të jetë tepër vendimtare për kualifikimin e “vikingëve”. Në përballjen tjetër të këtij grupi, Gjeorgjia do të udhëtojë drejt transfertës së vështirë qipriote, ku padyshim qëllimi kryesor është arritje e 3 pikëve.

Në Grupin E, grupi i cili bën pjesë dhe Kombëtarja jonë, Republika Çeke do të zhvillojë ndeshjen e saj të 3-të në këtë fazë eleminatore, ku pas fitores ndaj Polonisë e barazimit ndaj Moldavisë, tashmë kërkon 3 pikët e radhës në transfertën jo pak të lehtë të Ishujve Faroe.

Më tej, në Grupin F, Azerbajxhani i teknikut Gianni de Biasi do të presë në shtëpi Estoninë, mundësi shumë e mirë kjo për skuadrën e teknikut italian, për të siguruar pikët e para të këtij raundi. Ndërkaq, në përballjen tjetër të këtij grupi, “djajtë” e Belgjikës do të presin në Bruksel, Austrinë në një përballje “kokë më kokë” për vendin e parë të grupit.

Në grupin G, Lituania do të përballet me Bullgarinë, përballje kjo jo me shumë rëndësi për të dyja ekipet, duke parë dhe Kombëtaret e tjera që janë pjesë e këtij grupi, ndërsa në ndeshjen tjetër, Mali i Zi do të presë në Podgoricë, Kombëtaren e Hungarisë, sfidë kjo që do të tregojë shumë për ekipin e 2-të të këtij grupi që do të arrijë kualifikimin për në Euro 2024.

Ndërkaq, gjithçka do të mbyllet me grupin J, aty ku Luksemburgu do të presë në shtëpi “diletantët” e Lihtenshtejnë, Sllovakia do të udhëtojë drejt transfertës së “ftohtë” të Islandës, ndërsa Portugalia e Cristiano Ronaldo do të presë në Lisbonë, boshnjakët e Edin Dzeko. /i.m /abcnews.al 

Sfidat e sotme: 

Grupi A 

Norvegji – Skoci
Qipro – Gjeorgji

Grupi E

Shqipëri – Moldavi
Ishujt Faroe – Republika Çeke

Grupi F 

Azerbajxhan – Estoni
Belgjikë – Austri

Grupi G

Lituani – Bullgari
Mali i Zi – Hungari

Grupi J 

Luksemburg – Lihtenshtejn
Islandë – Sllovaki
Portugali – Bosnje e Hercegovina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat