Kjo është deklarata befasuese e selektorit të Kosovës, pas humbjes nga Bjellorusia

Futboll

Kjo është deklarata befasuese e selektorit të Kosovës, pas humbjes nga Bjellorusia

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 23:32
Alain Giresse

Kosova humbi 2:1 ndaj Bjellorusisë, duke regjistruar disfatën e parë në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. Trajneri i Kosovës, Alain Giresse foli pas ndeshjes për emisionin “Dardanët” në SuperSport, ku ndër të tjera tha:

“Kemi tentuam të realizojmë qëllimet tona, të fitonim ndeshjen.

Në futboll asnjëherë nuk ke siguri se çfarë do të ndodhë.

A kishte ndonjë gjë pozitive gjatë lojës së sotme? Nëse nuk keni dashur të më dëgjoni, atëherë nuk është faji im. Unë kam folur. Nuk ka pasur shumë gjëra pozitive sot, por nuk është se nuk kam folur me lojtarët.

A do të vazhdoj të jem trajner i Kosovës? Do ia lejmë të ardhmes, të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi trajneri francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat