De Laurentiis kërkon 150 milionë euro për nigerianin

Futboll

De Laurentiis kërkon 150 milionë euro për nigerianin

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:38
Osimhen

Dy gjëra janë diskutuar në konferencën e prezantimit të Rudi Garcias me Napolin. E para, që Napoli nuk do donte të shiste Victor Osimhen dhe e dyta, që të gjithë e kanë një çmim.

Golashënuesi më i mirë i Serie A, duket qartë që është në qendër të zërave të merkatos dhe është i piketuar nga disa klube të mëdha, sidomos nga Bayern Munich dhe PSG, dhe kështu, De Laurentiis nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të caktojë një çmim për bomberin nigerian.

Sipas raportimeve nga “Sportmediaset”, presidenti i Napolit ka vendosur vlerën e 150 milionë eurove për “kokën” e Osimhen. Gjithsesi, vlera e vendosur për Osimhen nuk përputhet me pagën e tij, i cili merr 4.5 milionë euro, dhe kështu, një rinovim i mundshëm do t’i kushtonte De Laurentiis të paktën 8 milionë euro në sezon për Osimhen, një shifër që bosi i Napolit nuk do të dëshironte ta dëgjonte.

Kështu, për të mos u lodhur më me kërkesat e kota në treg, ai ka theksuar se cilido klub që dëshiron sulmuesin nigerian, do të duhet të paguajë shifrën e lartë prej 150 milionë eurove.

Në rast largimi të Osimhen, Napoli do të futet në aksion për të transferuar Jonathan David.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat