Lojtari i Kosovës merr pasaportën shqiptare

Futboll

Lojtari i Kosovës merr pasaportën shqiptare

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 22:03
Mirlind Daku

Mirlind Daku ka marrë zyrtarisht pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

Dhe mund të luajë pa probleme me kombëtaren kuqezi.

Sulmuesi nga Gjilani e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Mura në Slloveni, duke shënuar 22 gola.

Ndërkohë që ka edhe një vit kontratë me kroatët e Osijekut.

Pavarësisht rendimentit të mirë dhe numrit të kënaqshëm të golave, Daku nuk është preferuar nga Alain Giresse. Ish-trajneri i Kosovës nuk e ftoi për sfidat eliminatore të Euro 2024.

Sulmuesi potent, me një teknikë të admirueshme për shtatlartësinë që ka (1.92 m), ka veshur pesë herë fanellën e dardanëve.

Duke debutuar në nëntorin e vitit 2020. Të pesë ndeshjet kanë qenë miqësore, kështu që Dakut i lejohet të luajë për një Kombëtare tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat