Dukagjini do të debutojë këtë vit në garat evropiane, pasi do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku në raundin e parë do të ketë punë më skuadrën nga Gjibraltari, Europa.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 13 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ora 19:00.
UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Ishujt Faroe për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.
Gjyqtar kryesor do të jetë Johan Hendrik Ellefsen, kurse Andrew Christiansen dhe Jan Hermansen do të jenë ndihmësit e tij.
Alex Troleis do të jetë gjyqtari i katërt.