​Mane flet për të ardhmen dhe incidentin me Sanen në stërvitje

Futboll

​Mane flet për të ardhmen dhe incidentin me Sanen në stërvitje

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 11:10
​Mane flet për të ardhmen dhe incidentin me Sanen në stërvitje

Sezoni i parë i Sadio Manes në Bayern ishte jashtëzakonisht zhgënjyes dhe ai konsiderohet si njëri nga yjet që mund të shitet gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas informacioneve të Sky, Mane mund të shitet në mënyrë që të rikuperohet të paktën një pjesë e rreth 32 milionë eurove që Mynihu ia pagoi Liverpoolit një vit më parë.

Duke folur për të ardhmen e tij, Mane tha se do të rikthehet te Bayerni dhe se atje ka një sfidë të cilën dëshiron ta fitojë pasi sezoni i parë pati shumë komplikime.

“Ishte një sezon shumë i komplikuar, ndodh. Nuk ishte një surprizë, prisja që gjërat të ishin paksa të komplikuara. Është krejt normale", tha senegalezi.

Ai më pas u pyet edhe për incidentin me Lory Sanen për të cilin tha se gjëra të tilla mund të ndodhin, por që tashmë të dy lojtarët e kanë lënë prapa krahëve këtë histori.

"Diçka e tillë mund të ndodhë. Ndodhi. Ne ishim në gjendje ta zgjidhnim këtë problem të vogël. Ndonjëherë është mirë t'i zgjidhim problemet, por ndoshta jo në këtë mënyrë. Tani është prapa nesh. Ne do të përpiqemi të luftojmë për së bashku, që klubi mund të arrijë objektivat e tij sezonin e ardhshëm”, theksoi ish-sulmuesi i Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat