Ishte 23 qershori i vitit 1985, minutat e fundit dhe në ankth, penallti për RIjekën!
Në minutën e 87-të Cana shkaktoi penallti duke e rrëzuar Desnicën, ndërsa portieri Saviq (88’) gjuan nga penalltia por godet tërthorësen e Prishtinës.
Prishtina kishte shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Rijekës në Kantridë, dy pikë më peshë të madhe.
“Agim Cana e qëlloi topin prej nja 30 metra me goditje shumë të fortë.
Granada e Canës futet në këndin e djathtë të sipërm të Saviqit, i cili nuk pati kohë jo vetëm të intervenojë por as ta përcjellë me shikim.
Ishte ky shënim i rrallë dhe evrogol i Canës që rrallë shihet në stadiume tona”, kishte shkruar në sportin e “Rilindjes”, gazetari Veli Vraniqi.
Për Prishtinën kishin shënuar Zoran Batroviqi (76’) e Agim Cana (80’) dhe për Rijekën Valençiqi (39’).
Pas javës së 33-të në elitën e futbollit ish jugosllav, Rijeka renditej në vend të 8-të me 33 pikë e Prishtina në të 11-tin me 30 sosh.
Rijeka – Prishtina 1:2
Shikues: 8.000.
Gjyqtarë: Vllajiqi i Beogradit, Gllavina i Klisit e Nikoliqi i Mostarit.
Shënues: Valençiqi (39') - Batroviq (76') e Cana (80’).
Rijeka: Saviq 5, Lepojeviq 6, Milenkoviqi 6, Tiçiqi 6. Hrstiqi 6, Sredojeviqi 6, Shkerjanci 5, Graçani 6, Materlani 5 (Paliska 6), Valençiqi 7 dhe Desnica 6.
Prishtina: Neshet Zhaveli 6, Agim Cana 7 (Shefqet Sinani), Faton Domi 6, Rafet Prekazi 6, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviqi 6, Mensur Nexhipi 6, Sahit Kelmendi 6, Xhevdet Muriqi 6 (Kujtim Shala 7), Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batroviqi 8. Kryetrajner Mirosllav Bllazheviq.