Milani arrin akordin me një tjetër futbollist

Futboll

Milani arrin akordin me një tjetër futbollist

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 13:00
Adama Traore

Milani kërkon të bëjë shumë ndryshime në këtë merkato vere por dëshirat e kuqezinjve janë edhe të kushtëzuara.

Pasi arritën të siguronin Loftus Çik, kuqezinjtë kërkojnë edhe Kristian Pulisiç nga Çelsi dhe me lojtarin kanë arritur akordin.

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se kjo nuk mjafton duke qenë se Çelsi po kërkon 25 milionë euro për shërbimet e futbollistit, teksa kontrata e tij skadon në verën e ardhshme.

Pikërisht fundi i kontratës bën që Milani ta kërkojë për një çmim më të lirë pasi buxheti nuk i lejon shumë lëvizje.

Ndërkohë, Milani po studion edhe disa pista të tjera, aty ku Adama Traore është një nga lojtarët që mund të vijë me parametra zero ndërkohë që kërkohet edhe Samuel Çukueze nga Vijareali por këta të fundit kërkojnë 30 milionë euro, e madje Milani duhet të bëjë edhe një largim për të marrë futbollistin pasi ka plotësuar numrin e ekstrakomunitarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat