Edicioni i ri në Superligën e futbollit nis më 12 gusht

Futboll

Edicioni i ri në Superligën e futbollit nis më 12 gusht

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:37
Pamje nga një ndeshje

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi.

Në këtë mbledhje KE bëri një rezyme për përfundimit të garave në të gjitha rangjet dhe kategoritë me konstatimin se garat ishin zhvilluar sipas dinamikës së paraparë e që reflektuan me ngritje të cilësisë, shtim në organizim dhe rivalitet sportivë.

KE uroi ekipet që arritën të kalojnë një rang më të lartë të garave, ndërsa atyre që u larguan nga ligat u dëshiroi suksese në të ardhmen.

KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024, ndërsa edicioni i ri 2023/2024 fillon me garat e Superligës më 12 gusht, ndërkaq ato të Ligës së Parë më 19 gusht.

Njëkohësisht garat e Ligës U21 nisin njëjtë me garat e Superligës më 12 gusht.

KE miratoi edhe Rregulloret e garave në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.

Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. Mandati i tyre do të jetë deri në përfundim të ciklit kualifikues për Evropian.

KE shqyrtoi edhe Kërkesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat