Bastoni mund të marrë shiritin e kapitenit? Zanetti flet për këtë çështje

Futboll

Bastoni mund të marrë shiritin e kapitenit? Zanetti flet për këtë çështje

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 23:57
Bastoni

Alessandro Bastoni rinovoi kontratën me Interin deri në vitin 2028 pasditen e kësaj të mërkure, ndërsa po përflitet se ai mund të jetë kapiteni i ri i skuadrës.

Për rinovimin, por edhe për temën e shiritit të kapitenit te Interi foli edhe zëvendëspresidenti i klubit, Javier Zanetti.

“Jam i lumtur me rinovimin e Bastonit, ne po flasim për një lojtar shumë të rëndësishëm, një lojtar që tani i përket të ardhmes.

Bastoni kapiten?

Të flasim hapur, shiriti është te Lautaro dhe te ai do të qëndrojë.

Nuk besoj se kjo është një çështje, për ne ka rëndësi se këta lojtarë janë shumë të lidhur me skuadrën dhe që janë të lumtur te Interi.” – tha Zanetti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat